Dënimi në mungesë i z. Gjelosh Krasniqi – shkelje flagrante e të drejtave themelore dhe precedent i rrezikshëm për sundimin e ligjit - Gazeta Express
string(129) "denimi-ne-mungese-i-z-gjelosh-krasniqi-shkelje-flagrante-e-te-drejtave-themelore-dhe-precedent-i-rrezikshem-per-sundimin-e-ligjit"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

23/03/2026 11:30

Dënimi në mungesë i z. Gjelosh Krasniqi – shkelje flagrante e të drejtave themelore dhe precedent i rrezikshëm për sundimin e ligjit

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

23/03/2026 11:30

Pejë, 20.03.2026

Z. Gjelosh Krasniqi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dënuar në mungesë me 15 vite burgim nga një gjykatë në Republikën e Serbisë, mbi pretendime të pabazuara për krime lufte.

Ky vendim përbën një shkelje të rëndë të standardeve themelore të drejtësisë, pasi ai nuk është njoftuar asnjëherë për zhvillimin e ndonjë procedure penale ndaj tij, nuk ka marrë pjesë në gjykim dhe nuk i është dhënë asnjë mundësi reale për të kundërshtuar aktakuzën dhe për të ushtruar të drejtën e mbrojtjes. Një proces i tillë bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për më tepër, ndaj tij ka ekzistuar më parë një procedurë gjyqësore në Kosovë, në kuadër të sistemit me pjesëmarrje ndërkombëtare (EULEX). Ndjekja e re për të njëjtat fakte ngre shqetësime serioze lidhur me shkeljen e parimit themelor ne bis in idem dhe me cenimin e sigurisë juridike.

Ky rast nuk është i izoluar. Ai reflekton një praktikë problematike që karakterizohet nga ushtrim i diskutueshëm i juridiksionit ekstraterritorial, mungesë transparence dhe targetim selektiv i ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Këto elemente përforcojnë dyshimet për instrumentalizim politik të drejtësisë penale.

Z. Gjelosh Krasniqi mohon kategorikisht çdo akuzë dhe e konsideron procesin juridikisht të pabazuar dhe politikisht të motivuar.

Për këto arsye, u bëjmë thirrje:

  • Institucioneve të Republikës së Kosovës – të ndërmarrin veprime të menjëhershme juridike dhe diplomatike për mbrojtjen e qytetarëve të saj;
  • Bashkimit Evropian dhe mekanizmave ndërkombëtarë – të reagojnë ndaj kësaj shkeljeje të rëndë të standardeve të të drejtave të njeriut;
  • Organizatave për të drejtat e njeriut – ta trajtojnë këtë rast si një precedent serioz për sundimin e ligjit në rajon.

Mosreagimi ndaj rasteve të tilla rrezikon të normalizojë shkeljet e të drejtave themelore dhe të minojë besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

Për informata shtesë:

Mbrojtësi dhe përfaqësuesi im juridik: Dr. Kolë KRASNIQI

Advertisement
Advertisement
Advertisement