LSDM: Masa e vonuar e qeverisë pa efekt, karburantet sërish do të shtrenjtohen - Gazeta Express
string(76) "lsdm-masa-e-vonuar-e-qeverise-pa-efekt-karburantet-serish-do-te-shtrenjtohen"

Maqedoni

Gazeta Express

23/03/2026 10:20

LSDM: Masa e vonuar e qeverisë pa efekt, karburantet sërish do të shtrenjtohen

Maqedoni

Gazeta Express

23/03/2026 10:20

LSDM-ja opozitare thot se masa e Qeverisë për të ulur TVSH-në për karburantet nga 18% në 10% është e vonuar dhe joefektive. Nga LSDM thonë karburantet do të shtrenjtohen përsëri dhe qytetarët nuk do të ndiejnë asgjë.

“Në tre javët e fundit, ndërsa Mickoski priste dhe nuk bënte asgjë, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm – nafta është rritur me gjithsej 21 denarë, dhe sot pritet një rritje e re e çmimit prej 4 deri në 6 denarë shtesë. Ky është konfirmim se masa gjysmë e pavullnetshme e Mickoskit nuk do të parandalojë rritjen e çmimeve, qytetarët do të paguajnë karburant edhe më të shtrenjtë dhe çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten. Reagimi i vonuar i Qeverisë po u kushton shtrenjtë qytetarëve – mbi 4.5 milionë euro më shumë janë paguar për karburant, dhe ndërkohë, është aktivizuar një spirale rritjeje e çmimeve të ushqimeve. Sot tashmë mund të shohim se vaji i gatimit është mbi 100 denarë, vezët mbi 300 denarë, dhe çmimet e frutave dhe perimeve po rriten vazhdimisht dhe tashmë janë mbi 100 denarë për kilogram. Natyrisht, qeveria e Mickoskit po shmang zgjidhjet thelbësore për të ulur çmimet sepse mbron interesat e biznesit të OBRM-PDUKM-së që përfitojnë nga çmimet e larta. Realiteti është se çmimet po rriten, pagat nuk po rriten dhe qeveria e Mickoskit nuk ka asnjë plan dhe as nuk dëshiron të bëjë asgjë. Kjo do të thotë rritje e varfërisë, frigoriferë bosh dhe ulje e standardit të jetesës së qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Kjo parti opozitare kërkon që Qeveria të pranojë menjëherë masat e propozuara që do të sjellin vërtet një ulje të çmimeve dhe do t’i ndihmojnë qytetarët: uljen e TVSH-së për karburantet në 5%, uljen e akcizave me 4 denarë, 0% TVSH për produktet ushqimore bazë dhe përgjysmimin e çmimeve të taksave rrugore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement