Drejtori i Psikiatrisë në QKUK akuzohet për mosrespektim të orarit - Gazeta Express
string(66) "drejtori-i-psikiatrise-ne-qkuk-akuzohet-per-mosrespektim-te-orarit"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 19:59

Drejtori i Psikiatrisë në QKUK akuzohet për mosrespektim të orarit

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 19:59

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, dyshohet për mosrespektim të orarit zyrtar dhe mungesë prezence gjatë kujdestarive. Pas vetëvrasjes së pacientes R.J., ai ka marrë vendime për largime të shefave pa bazë ligjore, duke ngjallur dyshime për keqmenaxhim institucional.

T7

Orari zyrtar i punës në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK fillon në ora 07:00.

Por, drejtori i klinikës, Faton Kutllovci, dyshohet se nuk e respekton këtë orar në mënyrë të rregullt dhe ka vonesa të përsëritura.

Këto të dhëna dalin nga një ankesë që T7 ka siguruar brenda klinikës, e cila është pjesë e një kërkese për shqyrtim disiplinor dhe institucional ndaj drejtorit.

Një ngjarje që ka shtuar shqetësimet është vetëvrasja e pacientes R.J., më 22 maj 2025, vetëm një ditë pas hospitalizimit në repartin “B”.

Sipas dokumenteve, përgjegjësia për kujdesin e pacientes i atribuohen drejtorit, pasi stafi tjetër kishte liri ose autorizime për mungesë.

Pas ngjarjes, drejtori ka marrë vendime për largime të shefave të repartit, pa prezantuar bazë ligjore apo procedurale, duke ngjallur dyshime për vendimmarrje selektive dhe keqmenaxhim institucional.

Përveç kësaj, drejtori dyshohet se gjatë kujdestarive 24-orëshe ka kryer vizita në klinikën e tij private, duke mos qenë i pranishëm sipas detyrimeve institucionale.

Analiza statistikore e vitit 2025 tregon se drejtori ka realizuar vetëm rreth 20 vizita, ndërkohë që psikiatrët e tjerë kanë kryer mesatarisht mbi 230 vizita secili, një diferencë që ngre dyshime për mosrealizim të detyrave dhe aktivitete paralele gjatë kohës së punës.

Lidhur me këto pretendime, T7 ka tentuar të kontaktojë Faton Kutllovcin përmes telefonit, por ai ka qenë i paqasshëm.

Në Klinikën e Psikiatrisë gjatë vitit të kaluar janë trajtuar mbi 21 mijë pacientë nga psikiatrit dhe psikologët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement