Spitali i Pejës deklarohet për vrasjen në Klinë: Viktima erdhi pa shenja jete - Gazeta Express
string(76) "spitali-i-pejes-deklarohet-per-vrasjen-ne-kline-viktima-erdhi-pa-shenja-jete"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 18:27

Spitali i Pejës deklarohet për vrasjen në Klinë: Viktima erdhi pa shenja jete

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 18:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë, më saktësisht në fshatin Bokshiq, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Rreth këtij rasti ka reaguar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, nga ku është bërë e ditur se viktima, ka arritur atje pa shenja jete, përcjell Express.

Postimi:

Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete.

Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement