Liverpooli humbi pikë për herë të tretë radhazi në garën për top 4 në Premierligë, pasi u mposht 2-1 nga Brightoni në transfertë.
“Të kuqtë” nuk kanë fituar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në stadiumin “Amex”, shkruan “Gazeta Express”.
Ndeshja nisi ngadalë dhe u ndikua nga një dëmtim i hershëm i Hugo Ekitikes.
Brightoni kaloi në epërsi herët, kur Danny Welbeck shënoi me kokë pas një aksioni nga krahu i majtë në minutën e 14-të.
Liverpooli reagoi dhe barazoi rreth minutës së 30-të, pas një gabimi të rëndë të Lewis Dunkit.
Milos Kerkez përfitoi dhe realizoi për 1-1.
Në pjesën e dytë, Brightoni ishte më i rrezikshëm dhe riktheu epërsinë me Welbeck, i cili shënoi përsëri pas një aksioni të bukur nga krahu. Anglezi e gjeti golin e dytë personal në minutën e 56-të.
Liverpooli nuk arriti të reagojë si duhet dhe krijoi pak raste, duke rrezikuar të mbetet prapa në renditje.
Brightoni siguroi një tjetër fitore dhe u ngjit në vendin e tetë.
Të besuarit e Arne Slotit mbeten në vendin e pestë në tabelë me 49 pikë të tubuara, një shumë se Chelsea, që ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë, djelmoshat e Fabian Hurzeler janë te tetit në tabelë me 43 pikë./GazetaExpress/