Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.
“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës.”, tha Rama nga mbledhja e Asamblesë së PS./TCh/