Ishin në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, kapen në Dibër dy shqiptarët për një vrasje dhe plagosje të 26 viteve më parë - Gazeta Express
string(132) "ishin-ne-listen-e-100-personave-me-te-kerkuar-ne-itali-kapen-ne-diber-dy-shqiptaret-per-nje-vrasje-dhe-plagosje-te-26-viteve-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 21:28

Ishin në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, kapen në Dibër dy shqiptarët për një vrasje dhe plagosje të 26 viteve më parë

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 21:28

Drejtësia italiane ka marrë në dorëzimin dy shtetas të dënuar për vrasje, të cilët u kapën në Dibër gjatë muajit mars 2025, në kuadër të operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”.

Bëhet fjalë për dy kushërinjtë, Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç, banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Shqipëri duke përdorur identitete të tjera. Të dy ishin të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali.

Pas përfundimit të procedurave për ekstradim nga Interpol Tirana, shtetasit u dërguan këtë të premte drejt Italisë.

Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Ngjarja për të cilën janë dënuar ka ndodhur më 22 shtator 1999 në komunën Gricignano d’Aversa, ku ata kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B.C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S., për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Njoftimi i plotë i policisë

“Ekstradohen drejt Italisë dy shtetas të dënuar për vrasje, të kapur në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe moti.

Dy kushërinjtë, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Në përfundim të procedurave për ekstradim, ditën e sotme, nga Interpol Tirana, u ekstraduan drejt Italisë shtetasit:

Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç;

Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç,

të dy banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme”, njofton policia. /euronewal

Advertisement
Advertisement
Advertisement