Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune.
Totaj, ka deklaruar se 70% e këtyre parave kanë qenë të kontratës kolektive, ndërsa 30 për qind të investimeve kapitale, përcjell Express.
‘’Rrena i ka kamt e shkurta, komunat planifikojnë buxhetin e tyre në harmoni me kriteret standarde, sepse na e marrim një qarkore nga ministria. 23/24 milionë i kemi për investime kapitale, por gjysmën veç na i kanë marrë. Qe 70% prej atyne mjeteve, 12 milionë që na i kanë marrë neve komplet, 70% janë të kontratës kolektive, 30% janë të investimeve kapitale. Ajo çka muj unë më bë, me ardh me identifiku çështjen edhe me informu opinioni që të paktën le ta dinë se ku është gjeneza e problemit dhe të jenë më ët kujdesshëm në zgjedhjet e ardhme të cilat sipas gjitha gjasave do të ndodhin, se kë po e votojnë. Neve na vyjnë njerëz profesionalë që i adresojnë këto çështje’’, ka deklaruar ai mes tjerash. /Express