Sevdai Radogoshi në një rrëfim për emisionin ‘Canapé’ me Shpend Lipën, solli emocione të forta.
I njohur për humorin e tij të veçantë, këtë herë ai u shfaq më i sinqertë dhe më i ndjeshëm se zakonisht, duke folur për jetën, karrierën dhe humbjet që e kanë shënuar ndër vite.
Gjatë bisedës, Radogoshi nuk i fshehu emocionet kur përmendi miqtë e tij të ndjerë, duke u shprehur i mllefosur me mënyrën se si, sipas tij, ata “kanë shku pa kurrfarë çmimi”.
Ai ndau kujtime të veçanta për bashkëpunimet dhe momentet e paharrueshme, duke theksuar se figura të tilla nuk po marrin vlerësimin që meritojnë, as pas vdekjes. /GazetaExpress/
Detajet e tjera të intervistës ndiqni në linkun në vazhdim.