600 metra nën tokë, Zvicra ka ndërtuar për 14 vite një nga centralet më të fuqishme në Evropë - Gazeta Express
string(92) "600-metra-nen-toke-zvicra-ka-ndertuar-per-14-vite-nje-nga-centralet-me-te-fuqishme-ne-evrope"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 16:51

600 metra nën tokë, Zvicra ka ndërtuar për 14 vite një nga centralet më të fuqishme në Evropë

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 16:51

Në Zvicër ndodhet një nga centralet më të avancuara të magazinimit të energjisë në Evropë, i vendosur rreth 600 metra nën tokë. Impianti i njohur si Nant de Drance është përfunduar në vitin 2022, pas më shumë se 14 vitesh punime, dhe konsiderohet ndër më të fuqishmit në kontinent, përcjell albinfo.ch.

Ky central është ndërtuar thellë në mal, midis dy rezervuarëve, Emosson dhe Vieux Emosson, duke mbetur pothuajse plotësisht i padukshëm nga sipërfaqja.

Parimi i funksionimit të tij bazohet tek uji. Kur kërkesa për energji elektrike rritet, uji lirohet nga rezervuari i sipërm dhe rrjedh poshtë, duke vënë në lëvizje turbinat që prodhojnë energji. Në momentet kur kërkesa është e ulët ose ka tepricë energjie nga burimet e rinovueshme, uji pompohet sërish në rezervuarin e sipërm për t’u ruajtur dhe përdorur më vonë.

Kapaciteti i këtij impianti është mbresëlënës. Ai mund të ruajë rreth 20 milion kWh energji, një sasi e krahasueshme me rreth 400 mijë bateri të makinave elektrike. Me një fuqi prej rreth 900 megavatësh, centrali luan një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rrjetit elektrik evropian dhe në balancimin e energjisë nga burimet e rinovueshme./Albinfo.ch 

Advertisement
Advertisement
Advertisement