Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, thotë se “zgjidhja më e rëndësishme e vetme” për krizën e naftës dhe gazit është rihapja e Ngushticës së Hormuzit.
Edhe nëse kjo ndodh, ai paralajmëron se “dëmet në infrastrukturën energjetike” ka të ngjarë të ulin rrjedhën e gazit dhe naftës nga Gjiri krahasuar me periudhën para fillimit të luftës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se do të duhen “muaj e muaj” që operacionet energjetike të kthehen “në gjendjen ku ishin”.
“Kjo do të ketë pasoja për ekonominë, veçanërisht për vendet në zhvillim dhe në zhvillim e sipër, ekonomitë e të cilave janë shumë më të brishta dhe valutat më të dobëta”.
Birol thotë se është e vështirë të bëhet një vlerësim i plotë i dëmeve në infrastrukturën energjetike deri tani, “por raportet që po marrim tregojnë se mund të ketë dëme të mesme deri të rënda në objektet energjetike, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për tregjet globale të energjisë dhe për ekonominë globale”.