Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kujton 37 hoxhallarë që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare të Kosovës.
Gjatë vizitës së tij në Bashkësia Islame e Kosovës në nder të festës së Fitër Bajrami, Kurti tha se kjo festë kujton vlerat e solidaritetit, sakrificës dhe ndihmës që duhet dhënë për ato familje me të ardhura të vogla.
“Pas muajit të shenjtë të Ramazanit erdhi Fitër Bajrami, urime të gjithë besimtarëve, një festë e gëzuar e cila njëkohësisht na përkujton vlerat e solidaritetit, sakrificës, ndihmës që duhet të japim për ata që kanë më pak. Si për çdo Bajram, vizitën e parë e bëjmë te Myftiu Tërnava për ta falënderuar për angazhimin, rolin dhe kontributin, edhe aktual e historik. Sot kujtojmë edhe 37 hoxhallarë që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare. Shpreh zotimin tonë që do të bashkëpunojmë gjithmonë më ngushtë edhe në të ardhmen”, tha Kurti.
BIK-un po e vizitojnë përfaqësues të institucioneve dhe lider politikë për të uruar festën e Fitër Bajramit.