Tensione edhe për Bajram, vender e Lindjes së Mesme raportojnë për sulme - Gazeta Express
string(71) "tensione-edhe-per-bajram-vender-e-lindjes-se-mesme-raportojne-per-sulme"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 8:26

Tensione edhe për Bajram, vender e Lindjes së Mesme raportojnë për sulme

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 8:26

Vendet e Lindjes së Mesme raportojnë se edhe mëngjesin e sotëm po mbrohen nga sulmet me dronë dhe raketa, ndërkohë që myslimanët në rajon po festojnë Fitër Bajramin, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB, sistemet e mbrojtjes u aktivizuan kundër “objektivave armiqësore” në lindje të kryeqytetit Teheran. Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një “valë sulmesh” në qytet, raporton CNN.

Ushtria izraelite tha se kishte identifikuar raketa të lëshuara nga Irani dhe se sistemet e mbrojtjes po punonin për t’i evituar ato.

Arabia Saudite rrëzoi të paktën një duzinë dronësh mbi pjesët lindore të vendit dhe një dron mbi rajonin verior Al-Jawf gjatë orëve të fundit, njoftoi ministria e mbrojtjes.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se sistemet e tyre ajrore po reagojnë ndaj “kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani”. Zyra e medias e qeverisë së Dubait bëri të ditur se bubullimat e dëgjuara në qytet ishin rezultat i interceptimeve të suksesshme.

Ministria e Brendshme e Bahreinit njoftoi se një zjarr shpërtheu në një depo për shkak të copëzave të raketës pas një sulmi iranian.

Në Kuvajt u aktivizuan sirenat ndërsa ushtria tha se po interceptonte raketa dhe dronë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement