Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri, ka mbajtur ligjëratë tematike kushtuar festës së Fitër Bajramit.
Para besimtarëve myslimanë, kryemami tha se islami është rend hyjnor, sistem jete, formësim i ndërgjegjes e disiplinim i shpirtit,.
“Nuk ka Zot tjetër përpos Allahut”, u shpreh ai.
“Të dashurit dhe të gjithëfuqishmit, mëshiruesit dhe falësit, të urtit dhe të pushtetshmit, sunduesit të përhershëm, krijuesit të qiejve dhe të tokës, Zotit të të dukshmes dhe të së padukshmes. Atij, në dorën e të cilit është pushteti i çdo gjëje dhe te i cili kthehet çdo çështje. Atë e falënderojmë që na krijoi nga asgjëja, na nderoi me arsye, na dalloi me ndërgjegje, na fisnikëroi me shpirt, na udhëzoi me dritën e besimit dhe na përfshiu në mëshirën islame.Atë e falënderojmë që na dhuroi Kuranin si dritë për mendjen, shërim për zemrën, kriter për jetën dhe udhërrëfyes për njeriun. Atë e falënderojmë që na bëri pjesë të umetit të Muhamedit alejhi selatu ue selam, pejgamberit të mëshirës, të urtësisë dhe të përsosmërisë morale.”, tha Beqiri.