Hoxha telefonon Konjufcën, i jep garanca për përkrahjen e Shqipërisë: Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme - Gazeta Express
string(114) "hoxha-telefonon-konjufcen-i-jep-garanca-per-perkrahjen-e-shqiperise-kosova-mbetet-prioritet-i-politikes-se-jashtme"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 0:26

Hoxha telefonon Konjufcën, i jep garanca për përkrahjen e Shqipërisë: Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme

Lajme

Gazeta Express

20/03/2026 0:26

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, ka njoftuar sot për një bisedë telefonike që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca. Hoxha në këtë bisedë ka dhënë garancitë e tij për përkrahjen e Kosovës nga Shqipëria.

Ai ka thënë se Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë.

“Pata sot një bisedë shumë të ngrohtë dhe miqësore me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca.Rikonfirmuam marrëdhënien tonë vëllazërore, lidhjen e veçantë e të patjetërsueshme mes dy vendeve tona, dhe ritheksova se #Kosova mbetet një prioritet i përhershëm dhe i padiskutueshëm i politikës sonë të jashtme. Ndamë angazhim për thellimin e mëtejshëm të #partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka thënë ai.

“Vlerësova zhvillimet e fundit, përfshirë heqjen e masave kufizuese nga Bashkimi Evropian si një hap të rëndësishëm që krijon një moment të ri dhe shumë premtues në marrëdhëniet Kosovë–BE, me bindjen se ky zhvillim do të pasohet nga hapa të tjerë pozitivë në rrugën evropiane të Kosovës, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat.U dakorduam mbi nevojën për riaktivizimin e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe për avancimin e projekteve madhore me interes kombëtar, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, infrastruktura, arsimi, kultura, siguria dhe diplomacia” ka shtuar Hoxha.

“E sigurova z. Konjufca për mbështetjen tonë të palëkundur në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si për sa i përket zgjerimit të gjeografisë së njohjes, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, ashtu edhe për përparimin e proceseve të saj integruese evropiane dhe euroatlantike”, ka shtuar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement