Foda: Gjasat janë 50-50 ndaj Sllovakisë, mbështetja e tifozëve na jep energji të jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(94) "foda-gjasat-jane-50-50-ndaj-sllovakise-mbeshtetja-e-tifozeve-na-jep-energji-te-jashtezakonshme"

Futboll

Gazeta Express

19/03/2026 20:07

Foda: Gjasat janë 50-50 ndaj Sllovakisë, mbështetja e tifozëve na jep energji të jashtëzakonshme

Futboll

Gazeta Express

19/03/2026 20:07

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur me optimizëm para përballjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë duke theksuar se ekipi i tij është i gatshëm për sfidën.

Në një prononcim për Kronen Zeitung, tekniku gjerman u shpreh se balanca mes dy skuadrave është e barabartë.

Kemi shumë besim. Do të thosha gjasat janë 50 me 50”, deklaroi Foda, duke lënë të kuptohet se pret një ndeshje të luftuar deri në fund.

Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve kosovarë, të cilët vazhdojnë ta ndjekin ekipin kombëtar kudo që luan.

Është e jashtëzakonshme sa shumë tifozë udhëtojnë me ne. Ndihemi si në shtëpi kudo. Në Suedi gjysma e stadiumit ishte me kosovarë. Kjo i jep ekipit energji të madhe”, shtoi ai.

Përkrahja e madhe nga tribuna pritet të jetë një faktor shtesë motivimi për Kosovën, e cila synon një paraqitje pozitive në këtë duel të rëndësishëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement