Veliu për 36 vjetorin e Degës së LDK-së në Podujevë: U shndërrua në strukturë humbëse, udhëheqja e partisë ka humbur lidhjen me bazën - Gazeta Express
string(131) "veliu-per-36-vjetorin-e-deges-se-ldk-se-ne-podujeve-u-shnderrua-ne-strukture-humbese-udheheqja-e-partise-ka-humbur-lidhjen-me-bazen"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 18:55

Veliu për 36 vjetorin e Degës së LDK-së në Podujevë: U shndërrua në strukturë humbëse, udhëheqja e partisë ka humbur lidhjen me bazën

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 18:55

 Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka shkruar me rastin e 36 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë. Ai ka thënë se kjo Degë është kthyer nga një bastion në një strukturë humbëse.

Sipas Veliut, udhëheqja e partisë e ka humbur lidhjen me bazën dhe se në Podujevë ka nevojë për një bashkim të sinqertë.

“Me rastin e 36-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë, si drejtues shumëvjeçar, ndjej obligim moral t’u drejtohem të gjithë qëndrestarëve, anëtarëve, aktivistëve dhe kontribuesve që për dekada e kanë ndërtuar dhe mbajtur gjallë këtë degë.LDK-ja ishte dhe mbetet një nga projektet më të rëndësishme politike dhe kombëtare në historinë tonë – një lëvizje që bashkoi qytetarët rreth idealeve të lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.Dega e Podujevës ka qenë gjithmonë ndër bastionet më të forta të kësaj fryme.Por sot, për fat të keq, realiteti është krejt tjetër”, ka shkruar Veliu.

“Nga një bastion i pathyeshëm, kjo degë është shndërruar në një strukturë humbëse, e që nuk është rastësi, por pasojë e qartë e një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën, që ka përçarë strukturat dhe ka zëvendësuar vlerat me interesa të ngushta.LDK-ja në Podujevë ka nevojë për rikthim te vlerat, për bashkim të sinqertë dhe për një qasje që e rikthen besimin e humbur të qytetarëve.Respekti për të kaluarën tonë na obligon të mos lejojmë rrënimin e mëtutjeshëm”, ka përfunduar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement