Memishi: Bllokada ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të financave nga përbërja e kaluar - Gazeta Express
string(87) "memishi-bllokada-ka-ardhur-si-pasoje-e-keqmenaxhimit-te-financave-nga-perberja-e-kaluar"

Maqedoni

Gazeta Express

19/03/2026 13:37

Memishi: Bllokada ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të financave nga përbërja e kaluar

Maqedoni

Gazeta Express

19/03/2026 13:37

Asfaltimi i rrugës Dobrosht-Nerasht në vitin 2024, me një kosto prej rreth 18 milion denarë dhe mospagesa në kohë, ka lënë komunën e Tearcës me xhirollogari të bllokuar. Kreu i komunës Daut Memishi per “Alsat tv”, ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të financave nga përbërja e kaluar.

“Qytetarët kanë të drejtë ta dinë dhe më dhimbsen se ne do duhet ta shlyejmë këtë borxh, edhe atë jo vetëm borxhin për shtrimin e rrugës por edhe kamatat që përmbaruesi do i rrit çdo muaj e që do jetë ngarkesë shtesë në komunën e Tearcës. Do jetë pra një ngarkesë shtesë për muajt prill maj qershor gjatë sezonit të verës, mirëpo unë besoj që do ia dalim”, deklaroi Daut Memishi. Kryetar i komunës së Tearcës.

Për shkak të bllokimit të xhirollogarisë, janë bllokuar edhe projektet e planifikuara të komunës.

*Ky fragmet i deklarates se kreut te Komunes se Tearces Daut Memishi, eshte marre nga shkrimi i “Alsat.tv”

Advertisement
Advertisement
Advertisement