Kasami dhe Qamili gëzojnë fëmijët në çerdhet e Tetovës me dhurata për Bajram - Gazeta Express
string(76) "kasami-dhe-qamili-gezojne-femijet-ne-cerdhet-e-tetoves-me-dhurata-per-bajram"

Maqedoni

Gazeta Express

19/03/2026 13:35

Kasami dhe Qamili gëzojnë fëmijët në çerdhet e Tetovës me dhurata për Bajram

Maqedoni

Gazeta Express

19/03/2026 13:35

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendëskryetarin Albi Qamili, kanë vizituar çerdhet në Tetovë, ku kanë shpërndarë pako me dhurata për fëmijët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Së bashku me stafin e shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”, Kasami dhe Qamili kanë ndarë dhurata për më të vegjlit, duke sjellë atmosferë festive dhe buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve.

Nga kjo vizitë u theksua rëndësia e solidaritetit dhe kujdesit ndaj fëmijëve, veçanërisht në ditë festash, me qëllim që gëzimi i Bajramit të ndahet me të gjithë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement