Përzgjedhësi i Kombëtares U-17 të Kosovës, Arbnor Morina, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Evropianit kundër Holandës U-17 dhe Bjellorusisë U-17.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 25 dhe 28 mars, në Turqi.
Dardanët e rinj do të grumbullohen më 22 mars në Kampin Nacional të FFK-së, ndërsa drejt Turqisë do të udhëtojnë më 24 mars. /Gazeta Express
