"Po më thonë e bëri Zajednicën", Kurti: Pesë vjet janë 60 muaj, s’ka Zajednicë - Gazeta Express
string(72) "po-me-thone-e-beri-zajednicen-kurti-pese-vjet-jane-60-muaj-ska-zajednice"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 10:31

“Po më thonë e bëri Zajednicën”, Kurti: Pesë vjet janë 60 muaj, s’ka Zajednicë

Lajme

Gazeta Express

19/03/2026 10:31

Kryeministri Albin Kurti u përballë me pyetjet e gazetarëve sot pas koncensioneve që bëri për mënyrën e zbatimit të ligjit për të huajt e automjetet, nga të cilët do të prekeshin komuniteti serb në vend.

I pyetur se këto lëshime u panë nga opozita si një hap drejt Asociacionit, Kurti iu rikthye termit “Zajednicë”, për të cilën tha se nuk ekziston edhe pas pesë vitesh të tij në qeveri.

“Këto pesë vite sa jam kryeministër shpeshherë eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do të bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë. Prandaj, e keni një qeveri të Republikës, e cila është demokratike, e cila siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët, siguri e begati për të gjithë pa dallim”.

Duke i mohuar këto akuza opozitare, Kurti përmendi mbështetjen popullore për veprimet e tij.

“Prandaj, të gjitha akuzat e tilla janë të pavend, këtë e dinë më së miri qytetarëve të Republikës që na mbështesin kaq shumë dhe që i gëzojnë frytet e punës tonë që është obligim dhe përgjegjësi e jona”.

Qeveria e Kosovës u pajtua që të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb të lëshuara nga Serbia për një periudhë fillestare 12-mujore. Ligji nisi të zbatohej nga 15 marsi.

Për këtë dakordim ndihmoi Bashkimi Europian, Përfaqësuesi Special i të cilit, Peter Sorensen, ishte në kontakt edhe me Qeverinë e Serbisë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement