TDonald rump nuk dëshiron më sulme ndaj vendeve të energjisë iraniane, pasi Izraeli goditi sot objektet e lidhura me fushën e gazit natyror South Pars, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.
Gazeta raporton se Trump e mbështeti sulmin me qëllimin për t’i dërguar një mesazh Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, por tani është kundër sulmeve të mëtejshme të tilla.
Por Trump mund të jetë i hapur për më shumë sulme ndaj objektivave të energjisë iraniane nëse Irani kërcënon ose pengon rrugën jetësore të naftës dhe tregtisë, thanë zyrtarët për WSJ, transmeton BBC./Gazeta Express.