Futbollistet iraniane kthehen në atdhe pasi hoqën dorë nga kërkesa për azil në Australi - Gazeta Express
string(87) "futbollistet-iraniane-kthehen-ne-atdhe-pasi-hoqen-dore-nga-kerkesa-per-azil-ne-australi"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 14:43

Futbollistet iraniane kthehen në atdhe pasi hoqën dorë nga kërkesa për azil në Australi

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 14:43

Pesë anëtare të kombëtares së futbollit të femrave të Iranit janë kthyer në vendlindje pasi hoqën dorë nga kërkesat për azil në Australi.

Futbollistet u panë duke kaluar kufirin nga Turqia drejt Iranit të mërkurën, pasi kishin udhëtuar përmes Malajzisë dhe Omanit. Ato fillimisht kishin kërkuar viza humanitare nga frika e pasojave për heshtjen gjatë himnit kombëtar në ndeshjen hapëse të Kupës Aziatike.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime se vendimi për t’u kthyer mund të jetë ndikuar nga presione apo kërcënime ndaj familjarëve të tyre.

Sipas mediave turke, grupi mbërriti në Igdir të Turqisë dhe qëndroi nën shoqërim policor para se të nisej drejt Iranit.

Tre nga lojtaret janë identifikuar si, Mona Zahra Soltan Meshkehkar Hamoudi dhe Zahra Sarbali, ndërsa sipas mediave shtetërore iraniane në mesin e tyre ishte edhe kapitenja Zahra Ghanbari. Identiteti i lojtareve së pestë nuk është bërë ende publik.

Vetëm dy futbolliste kanë mbetur në Australi, pasi u është dhënë mbrojtje.

Rasti ngjalli reagime pasi në televizionin shtetëror iranian ato u quajtën “tradhtare” për moskëndimin e himnit më 2 mars, në një kohë tensionesh të larta pas nisjes së luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Më vonë, lojtaret kënduan himnin në dy ndeshjet pasuese, çka sipas kritikëve mund të ketë ndodhur nën presion nga zyrtarët iranianë.

Ministri australian i Punëve të Brendshme, Tony Burke, konfirmoi se pesë lojtare kishin kërkuar të qëndronin në Australi dhe ishin vendosur në një lokacion të sigurt, ndërsa aplikimet e tyre për viza humanitare ishin miratuar.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane e cilësuan kthimin e tyre si “fitore ndaj planeve të armikut”, ndërsa mediat pranë Gardës Revolucionare pretenduan se lojtaret ishin përballur me “luftë psikologjike dhe propagandë” në Australi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement