Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se më 17 mars ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi tha se deri në orën 16:00 kanë aplikuar 25 kandidatë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj.
“Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës. Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, tha Kuvendi.