Tragjedia në Vjenë, urdhërohet të bëhen autopsitë, Sindikata atje kërkon sqarim të plotë: Të gjithë mbajnë përgjegjësi - Gazeta Express
string(115) "tragjedia-ne-vjene-urdherohet-te-behen-autopsite-sindikata-atje-kerkon-sqarim-te-plote-te-gjithe-mbajne-pergjegjesi"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 13:15

Tragjedia në Vjenë, urdhërohet të bëhen autopsitë, Sindikata atje kërkon sqarim të plotë: Të gjithë mbajnë përgjegjësi

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 13:15

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi. Viktimat që humbën jetë në kryeqytetin e Austrisë janë  Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj.

Lidhur me këtë rast po ‘’rritet presioni ndaj përgjegjësve. Kështu raporton gazeta austriake Kronen Zeitung.

Aty thuhet se sindikata e ndërtimit dhe drurit po kërkon një sqarim të plotë të shkaqeve, ku fjalët e kryetarit federal të sindikatës, Josef Muchitsch, ishin veçanërisht të forta, përcjell Gazeta Express.

“Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe kolegët në kantier”, duke shtuar: “Nga porositësi te kontraktorët e deri te personat që punojnë në kantier, të gjithë mbajnë përgjegjësi. Bëhet fjalë për jetë njerëzish. Duhet bërë gjithçka që çdo punëtor ndërtimi të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë në mbrëmje.”

Na raportimi bëhet e ditur edhe se, janë urdhëruar autopsitë dhe se, siç ka njoftuar policia e Vjenës të mërkurën, hetimet po vazhdojnë ende.

Në proces është përfshirë edhe inspektorati i punës. Pas ekzaminimit të trupave, është dorëzuar një raport fillestar në prokurori, ndërsa autopsitë pritet të jenë urdhëruar tashmë. Tani po shqyrtohet nëse ka elemente të përgjegjësisë penale. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement