Bugaqku: Nënshkrimet e LVV-së për çështjen e presidentit janë ezauruar - Gazeta Express
string(69) "bugaqku-nenshkrimet-e-lvv-se-per-ceshtjen-e-presidentit-jane-ezauruar"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 12:13

Bugaqku: Nënshkrimet e LVV-së për çështjen e presidentit janë ezauruar

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 12:13

Përfaqësuesi i zyrës ligjore në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, vlerëson se nënshkrimet e grupit parlamentar të LVV-së për dy kandidatët për president, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun, janë ezauruar.

Bugaqku tha se, në një rast hipotetik dhe pa paragjykuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, një kandidat tjetër potencial për president do të duhej t’i mbledhë 30 nënshkrime të tjera, por jo nga deputetët e LVV-së.

“Nëse do të vazhdojë seanca për zgjedhjen e presidentit dhe nëse në garë do të jenë Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, atëherë nënshkrimet e deputetëve të grupit parlamentar të LVV-së konsiderohen të konsumuara, pasi pothuajse të gjithë 66 deputetët e këtij grupi parlamentar i kanë dhënë nënshkrimet për kandidaturat e tyre. Potencialisht, nëse do të ketë nevojë të propozohet edhe një kandidaturë e re, ajo patjetër duhet të sigurojë, para procesit të votimit, së paku 30 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit. Por këto 30 nënshkrime duhet të jenë nga grupet e tjera parlamentare”, tha ai. /RTV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement