Muharremi: Vdekja në Austri nuk është vetëm aksident, është edhe dështim në qeverisje - Gazeta Express
string(83) "muharremi-vdekja-ne-austri-nuk-eshte-vetem-aksident-eshte-edhe-deshtim-ne-qeverisje"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 10:12

Muharremi: Vdekja në Austri nuk është vetëm aksident, është edhe dështim në qeverisje

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 10:12

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas aksidentit tragjik në Vjenë ku kanë humbur jetën tre kosovar në vendin e tyre të punës.

Ai ka kritikuar qeveritë në Kosovë që nuk po krijojnë kushtet për qëndrimin e të rinjve në Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky rast nuk është vetëm aksident.

Sipas tij, ky është edhe dështim politik, ekonomik dhe në qeverisje.

“Ngushëllime të sinqerta familjeve për humbjen tragjike të tre punëtorëve nga Kosova në Austri, në vendin e tyre të punës. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, që na kujton edhe një herë sa e vështirë dhe shpesh e rrezikshme është rruga e migrimit dhe puna jashtë vendit për qytetarët tanë. Kjo tragjedi duhet të shërbejë edhe si një alarm serioz për institucionet e Kosovës. Duhet më shumë angazhim për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes, për rritjen e punësimit dhe për ndërtimin e një mirëqenieje reale që e bën jetën të përballueshme në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar nga Qeveria që të punojë për ndaljen e largimit të të rinjve nga Kosova.

“Kjo nuk është vetëm një tragjedi individuale por është pasojë e një realiteti ekonomik dhe social që kërkon reflektim dhe veprim. Institucionet, partitë politike dhe vendimmarrësit duhet të ndiejnë përgjegjësi dhe të punojnë më shumë për të krijuar kushte që qytetarët të mos detyrohen ta kërkojnë jetën jashtë, shpesh me kosto kaq të lartë”, ka shkruat ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement