Ushtria izraelite do të vazhdojë të shënjestrojë këdo që “përbën kërcënim për shtetin e Izraelit”, përfshirë Udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi ushtria izraelite.
“Mund të them një gjë: ne do të vazhdojmë të ndjekim këdo që përbën kërcënim për shtetin e Izraelit dhe kushdo që ngre dorë kundër tij nuk do t’i shpëtojë vëmendjes sonë. Ne do ta ndjekim, do ta gjejmë dhe do ta neutralizojmë.”, tha zëdhënësja ushtarake Effie Defrin.