Pyetet nëse mendon largimin nga NATO, Trump: Është diçka për të cilën duhet të mendojmë - Gazeta Express
string(85) "pyetet-nese-mendon-largimin-nga-nato-trump-eshte-dicka-per-te-cilen-duhet-te-mendojme"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 7:13

Pyetet nëse mendon largimin nga NATO, Trump: Është diçka për të cilën duhet të mendojmë

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 7:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, është pyetur nëse po rishqyrtonte marrëdhënien e ShBA’së me NATO-n pas përgjigjes ndaj luftës në Iran ose ndoshta po mendonte edhe për të dalë nga aleanca ushtarake.

Trump ka thënë se kjo është diçka për të cilën duhet të mendoj, duke shtuar se nuk i duhet aprovimi i Kongresit për këtë vendim, raporton Associated Press.

“Sigurisht që është diçka për të cilën duhet të mendojmë. Nuk më duhet Kongresi për këtë vendim…Aktualisht nuk kam asgjë në mendje, por nuk jam shumë i kënaqur”, ka deklaruar Trump.

Diskutohet nëse Trump mund të largohej nga NATO vetëm. Kongresi miratoi një ligj në vitin 2023 që kërkon autorizim nga Kongresi për të lënë aleancën ushtarake.

Ekspertët kanë thënë se Trump mund të përpiqej të negocionte rrugëdalje, ndoshta duke u thirrur në autoritetin presidencial mbi politikën e jashtme, për të shmangur ligjin.

Qëndrimi i Trumpit se mbështetja e gjatë e Amerikës për NATO-n duhet të kthehet tash që SHBA-ja ka kërkuar ndihmë në Iran po ndeshet me rezistencë të fortë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement