Ndryshime të thjeshta që ulin rrezikun e infarktit - Gazeta Express
string(50) "ndryshime-te-thjeshta-qe-ulin-rrezikun-e-infarktit"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

17/03/2026 21:18

Ndryshime të thjeshta që ulin rrezikun e infarktit

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

17/03/2026 21:18

Personat me tension të lartë të gjakut mund të ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2 – madje edhe të jetojnë më gjatë – nëse bëjnë disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës, sugjeron një studim i ri.

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si hipertension, prek miliona njerëz dhe shpesh kalon pa u vënë re derisa shkakton dëme serioze. Ai rrit ngarkesën mbi enët e gjakut dhe organet jetike si zemra, truri, veshkat dhe sytë, duke shtuar rrezikun për infarkt, goditje në tru dhe komplikacione të tjera të rënda.

Studiues nga Harvard University dhe Huazhong University of Science and Technology zbuluan se ndryshimet e thjeshta në jetesë mund të kenë ndikim të madh – edhe tek pacientët që marrin ilaçe.

Studimi, i publikuar në JAMA Network Open, ndoqi mbi 25 mijë persona me hipertension për deri në 24 vite. Gjatë kësaj kohe u regjistruan mijëra raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Pjesëmarrësit u vlerësuan me një pikëzim nga 0 në 5, bazuar në pesë zakone të shëndetshme: ushqyerje e mirë, aktivitet fizik, peshë normale, konsum i moderuar i alkoolit dhe mos pirje duhani.

Rezultatet ishin të qarta: ata që kishin stilin më të shëndetshëm jetese kishin 51% më pak rrezik për sëmundje të zemrës dhe 79% më pak rrezik për diabet të tipit 2, krahasuar me ata me zakonet më të dobëta. Gjithashtu, ata jetonin mesatarisht mbi 8 vite më shumë pas moshës 40 vjeç.

Edhe personat që përmirësuan stilin e jetesës pas diagnostikimit përfituan – me rrezik më të ulët dhe rritje të jetëgjatësisë. Në të kundërt, përkeqësimi i zakoneve lidhej me rrezik më të madh dhe jetë më të shkurtër.

Ekspertët theksojnë se këto përfitime vihen re edhe tek ata që marrin medikamente për tensionin, çka tregon se ndryshimet në stilin e jetesës funksionojnë paralelisht me trajtimin.

Çfarë rekomandohet?

Mjekët sugjerojnë disa hapa të thjeshtë si mbrojtja më e mirë kundër hipertensionit:

Të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë

Ulje e konsumit të kripës

Mbajtje e peshës normale

Ndërprerje e duhanit

Konsum i moderuar i alkoolit

Tensioni i gjakut matet me dy vlera. Një rezultat normal është rreth 120/80 mmHg, ndërsa vlerat mbi 140/90 mmHg konsiderohen të larta dhe mund të kërkojnë trajtim.

Përfundimi i studimit është i qartë: edhe ndryshimet e vogla në jetesë mund të sjellin përfitime të mëdha për zemrën dhe shëndetin në përgjithësi. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement