Presidentja Osmani reagon për konfirmimin e heqjes së masave: Ishin të padrejta, dëmtuan qytetarët - Gazeta Express
string(96) "presidentja-osmani-reagon-per-konfirmimin-e-heqjes-se-masave-ishin-te-padrejta-demtuan-qytetaret"

Ballina

Gazeta Express

17/03/2026 19:44

Presidentja Osmani reagon për konfirmimin e heqjes së masave: Ishin të padrejta, dëmtuan qytetarët

Ballina

Gazeta Express

17/03/2026 19:44


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Parlamentin Evropian është konfirmuar heqja e masave ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian. 

Osmani ka thënë se Kosova mirëpret një vendim të tillë dhe ka falendëruar vendet aleate për përkrahjen në heqjen e sanksioneve. 

Presidentja Osmani ka thënë se këto masa kanë qenë të padrejta dhe kanë pasur ndikim negativ në jetën e kosovaarëve  

“Bazuar në vendimin e shpallur në dhjetor nga Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von Der Leyen, për të hequr të gjitha masat e BE-së kundër Kosovës, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni se ky vendim tani është zbatuar plotësisht.Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen e tyre në mbylljen e kësaj çështjeje, e cila rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani. 

“Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së.”, ka përfunduar ajo./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement