Mujanovic: Parlamenti Evropian të kërkojë largimin e zyrtarëve të KE që rekomanduan masat ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(101) "mujanovic-parlamenti-evropian-te-kerkoje-largimin-e-zyrtareve-te-ke-qe-rekomanduan-masat-ndaj-kosoves"

Ballina

Gazeta Express

17/03/2026 19:05

Mujanovic: Parlamenti Evropian të kërkojë largimin e zyrtarëve të KE që rekomanduan masat ndaj Kosovës

Ballina

Gazeta Express

17/03/2026 19:05


Analisti boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian ka konfirmuar heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian, shkruan Express.

Mujanovic ka thënë se Parlmenti Evropian duhet të kërkojë llogari nga Komisioni Evropian dhe të kërkojë shkarkimin e të gjithë zyrtarëve të KE që kanë rekomanduar vendosjen e masave. 

Sipas tij, vendimi i BE ka qenë një prej gabimeve më të mëdha politike në 30 vitet e fundit.

“Masat e vendosura kundër Kosovës ishin një nga gabimet më të rënda të politikës së jashtme të BE-së gjatë tridhjetë viteve të fundit. PE duhet të kërkojë një llogari të plotë nga Komisioni dhe të kërkojë shkarkimin e të gjithë zyrtarëve të përfshirë në rekomandimin e një politike të tillë”, ka shkruar ai në “X”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement