Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Nga policia bëhet e ditur se, të dyshuarit, me datën 27 shkurt, kishin hedhur një granat dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri.
‘’ Pas procedurave te intervistitmi, dy të dyshuarve meshkuj të moshës 24 dhe 25 vjeçar, me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, thuhet në njoftim, përcjell Express.
Postimi:
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Mitrovicë e Jugut, 17 mars 2026
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e veprave penale hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, sot me datë 17 mars 2026, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar për kryen e veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara se të njëjtit me datën 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore ) ku përveç dëmeve materiale nuk kishte dëme tjera.
Pas procedurave te intervistitmi, dy të dyshuarve meshkuj të moshës 24 dhe 25 vjeçar, me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.