Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Igor Mitiq në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Zyra e Kryeministrit tha se Kurti e uroi Mitiq për detyrën e re dhe “i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.
Më herët Kurti ka emëruar Tijana Veljkoviq në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Në këtë takim për emërimin e Mitiq dhe Velijkoviq ishte edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. /Express/