Perinski: Është vendosur bazë e ekspertëve për mbështetje profesionale të komunave - Gazeta Express
string(81) "perinski-eshte-vendosur-baze-e-eksperteve-per-mbeshtetje-profesionale-te-komunave"

Maqedoni

Gazeta Express

17/03/2026 13:56

Perinski: Është vendosur bazë e ekspertëve për mbështetje profesionale të komunave

Maqedoni

Gazeta Express

17/03/2026 13:56

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit të Komunave, pas përzgjedhjes së parë të aplikimeve të mbërritura, e formoi bazën fillestare prej 170 ekspertëve dhe praktikantëve, me çka vendoset bazë e fuqishme për mbështetje me kohë, profesionale dhe të synuar të komunave në zgjidhjen e sfidave konkrete lokale, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Sqaroi se me këtë baza e ekspertëve është vendosur në funksion, ndërsa komunat munden, sipas nevojave të tyre, të shfrytëzojnë mbështetje profesionale në sfera të ndryshme.

Zonat e ekspertizës së nevojshme kanë lidhje me kompetencat burimore të komunave, por edhe më gjerë, duke përfshirë sektorë të cilët kanë ndikim të rëndësishëm mbi funksionimin e vetëqeverisjes lokale, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe krijimin e zgjidhjeve strategjike për zhvillim afatgjatë.

Njëherësh, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale informon se prej sot përsëri e hap Thirrjen publike për shprehjen e interesit për përfshirje në bazën e ekspertëve në Qendrën e Burimeve.

Thirrja do të jetë e hapur në vazhdimësi, me qëllim që të gjithë profesionistët e interesuar me ekspertizë dhe përvojë adekuate të kenë mundësi të aplikojnë dhe të përfshihen në bazën e ekspertëve, duke kontribuuar drejt sigurimit të mbështetjes cilësore dhe me kohë për komunat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement