Afan Elezi: Nuk e pengojmë rrugën e VLEN-it, jemi autorët e unifikimit - Gazeta Express
string(68) "afan-elezi-nuk-e-pengojme-rrugen-e-vlen-it-jemi-autoret-e-unifikimit"

Maqedoni

Gazeta Express

17/03/2026 10:45

Afan Elezi: Nuk e pengojmë rrugën e VLEN-it, jemi autorët e unifikimit

Maqedoni

Gazeta Express

17/03/2026 10:45

“Hapi i radhës do të jetë të mërkurën”, kështu tha në Click Plus nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi teksa njoftoi që do të mblidhet kuvendi i partisë që siç tha, “rreth 115 anëtarë duhet të jenë pjesëmarrës për të dhënë sugjerime se si duhet të ndodh unifikimi në VLEN”.

Elezi tha se nuk pengojnë rrugën e VLEN-it dhe se ishin të parët që bën hapin për unifikim dhe se janë autorët e themelimit të koalicionit.

Elezi tha se nuk shpejtojnë në këtë drejtim që siç theksoi, “punët që bëhen shpejt jo se janë të mira”, por shtoi se ecin bashkë me subjektet e tjera që VLEN të bëhet një parti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement