Java e fundi e dimrit premton mot të përziem – edhe borë edhe diell – por Monday Marks sjell plot rekomandime për ngjarje nga kultura derisa “plakat po shkunden”.
Java që po vjen sjell një kalendar të pasun kulturor mes Prishtinës, Pejës e Tiranës – prej teatrit e filmit eksperimental, deri te koncertet rock dhe hapësinat e reja kreative. Në Teatri Dodona vjen premiera e shfaqjes “Art” nga Yasmina Reza, një komedi inteligjente që përmes një pikture të shtrenjtë shndërrohet në debat për artin, miqësinë dhe shijen. Ndërkohë në Kino Jusuf Gërvalla në Peja shfaqet për herë të parë në Kosovë filmi kult Sans Soleil i Chris Marker, një ese filmike që të çon në një udhëtim hipnotik mes kujtesës, kohës dhe gjeografive të largëta.
Në Prishtina hapet edhe një hapësinë e re kulturore – Spirale, ndërsa nata vazhdon me muzikë: heavy rock nga Planet of Zeus në Termokiss dhe ritme elektronike nga Armir Bashota në Juliet of the Spirits. Për ata që duan me kriju vetë, një punëtori arti në Atelier Luledielli ofron një moment meditativ me teknika dekorative ukrainase. E nëse ju merr rruga për në Tirana, dyert e Vila 31 hapen për studiote e artistëve rezidentë, ndërsa skena e Tulla – Culture Center mirëpret koncertin e bendit kosovar Asgjë Sikur Dielli.
Dhe, si gjithmonë, këtë javë nga shtëpia jonë: rikthehet edhe Suzanne Podcast me sezonin e pestë.
Ishmenada këtu, aty, ose n’podkast! Linku me krejt ngjarjet: https://substack.com/home/post/p-191099506