Tre persona në pranga pas denoncimeve për dhunë familjare - Gazeta Express
string(57) "tre-persona-ne-pranga-pas-denoncimeve-per-dhune-familjare"

Maqedoni

Gazeta Express

16/03/2026 10:55

Tre persona në pranga pas denoncimeve për dhunë familjare

Maqedoni

Gazeta Express

16/03/2026 10:55

Gjatë 24 orëve të fundit, në disa qytete të vendit janë evidentuar shtatë kallëzime për dhunë familjare, ndërsa tre persona janë privuar nga liria, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç thuhet në kumtesë, dje në një fshat të rajonit të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria një banor 34-vjeçar dhe një banore 29-vjeçare të fshatit. Paraprakisht, 29-vjeçarja kishte denoncuar se në shtëpinë e tyre ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ndërsa më vonë edhe bashkëshorti kishte denoncuar se ishte sulmuar nga bashkëshortja e tij. Të dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike – Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

“Dje në orën 20:10, në SPB Prilep, një banore 25-vjeçare nga Prilepi ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Po atë ditë, në orën 17:05 në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar kanë privuar nga liria një banor 41-vjeçar nga Kavadari. Sipas denoncimit paraprak, ai nuk i kishte lejuar partneres së tij 46-vjeçare të largohej nga shtëpia, e kishte kërcënuar dhe e kishte tërhequr për dore. Personi është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse”, thuhet në kumtesë.

Sot orën 01:47, në NJPB Kërçovë është denoncuar se Z.R. nga një fshat i Kërçovës e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Në SPB Shkup, më 15.03.2026 në orën 03:00, një grua 84-vjeçare ka denoncuar se më 14.03.2026, në shtëpinë e tyre në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj M.B. (87) nga Shkupi, i cili kishte probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Po atë ditë, në orën 04:00, një grua 52-vjeçare ka denincuar se më 14.03.2026 në shtëpinë e tyre në zonën e Kisella Vodës ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj V.A. (57) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Më parë, më 14.03.2026 në orën 12:30, në SPB Shkup një burrë 34-vjeçar ka denoncuar se më 13.03.2026, në shtëpi në zonën e Kisella Vodës ku qëndronte partnerja e tij V.A., ishte sulmuar fizikisht nga ajo. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement