​25 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni të veriut - Gazeta Express
string(50) "25-vjet-nga-fillimi-i-luftes-ne-maqedoni-te-veriut"

Maqedoni

Gazeta Express

16/03/2026 10:52

​25 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni të veriut

Maqedoni

Gazeta Express

16/03/2026 10:52

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut.

Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata të cilët do të rrëmbenin armët, sërish nën siglën UÇK.

Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pushkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar.

Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974.

Advertisement
Advertisement
Advertisement