Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.
Burime të tv Syri bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar.
Po ashtu mësohet se dorasi në këtë rast dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.
I plagosuri Edi Mehmeti sipas informatave të fundit po trajtohet në emeregjencë si dhe gjendja e tij është stabile.