Kryeparlamentari i Iranit tallet me pretendimet e Trump se SHBA e ka mposhtur Iranin - Gazeta Express
string(84) "kryeparlamentari-i-iranit-tallet-me-pretendimet-e-trump-se-shba-e-ka-mposhtur-iranin"

Lajme

Gazeta Express

15/03/2026 15:08

Kryeparlamentari i Iranit tallet me pretendimet e Trump se SHBA e ka mposhtur Iranin

Lajme

Gazeta Express

15/03/2026 15:08

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, është tallur me pretendimet e Presidentit amerikan Donald Trump se e ka “mposhtur” Iranin, raporton CNN.

Duke iu përgjigjur një postimi në X për Trump, Ghalibaf tha se presidenti amerikan “ka pretenduar se na ka ‘mposhtur’ 9 herë në dy javët e fundit. Qesharake!”

Nuk është e qartë se cilave nëntë komenteve po u referohet Ghalibaf, por Trump ka pretenduar në disa raste se SHBA po e fiton luftën me Iranin.

Dje, Trump postoi në Truth Social se SHBA “e ka mundur dhe e ka shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht, ashtu edhe në çdo mënyrë tjetër”. Ai tha në një tjetër postim në rrjetet sociale të premten se Irani është “plotësisht i mundur dhe dëshiron marrëveshje – Por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”

Advertisement
Advertisement
Advertisement