Berisha: Çështja “Balluku” mbyllet me largimin e Ramës - Gazeta Express
string(51) "berisha-ceshtja-balluku-mbyllet-me-largimin-e-rames"

Lajme

Gazeta Express

15/03/2026 14:38

Berisha: Çështja “Balluku” mbyllet me largimin e Ramës

Lajme

Gazeta Express

15/03/2026 14:38

Kryetari i Partisë Demoikratike të Shqipërisë, Sali Berisha iu kundërpergjigj deklaratave të sotme të Kryeministrit Rama, i cili deklaroi gjatë Podcastit të tij se çështja Balluku, është çështje e mbyllur.

Me anë të një postimi në rrjete sociale Berisha deklaroi se kjo çështje do të mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës.

“ Mirëdita! Të dashur qytetarë, ju që ndoqët sot monologun e mashtrimit të së dielës, apotrillimet e javës e patë se si Edi Rama u përpoq me çdo kusht përsëri të bëjë avokatinë e Lubi Ballukut. Madje, tha se kjo është çështje e mbyllur. E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut”– tha Berisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement