Drin “makazze” Shaqiri ka arritur në finalen e turneut prestigjioz të Counter-Strike2, ESL Pro League.
Ai me ekipin e tij, Natus Vincere (NaVi) përballen sonte me ekipin nga Turqia, Aurora, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe luhet me formatin Best of 5.
“makazze” ka qenë njëri prej top performuesve të këtij turneu deri më tani dhe në rast se e fitojnë këtë garë, mund të jetë kandidat serioz për çmimin MVP të turneut.