Peci i bën bilanc punës dy mujore, thotë se në njërën drejtori të komunës janë bërë 444 veprime, s'tregon çfare - Gazeta Express
string(108) "peci-i-ben-bilanc-punes-dy-mujore-thote-se-ne-njeren-drejtori-te-komunes-jane-bere-444-veprime-stregon-cfare"

Lajme

Gazeta Express

14/03/2026 20:33

Peci i bën bilanc punës dy mujore, thotë se në njërën drejtori të komunës janë bërë 444 veprime, s’tregon çfare

Lajme

Gazeta Express

14/03/2026 20:33

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, i ka bërë një bilan qeverisjes dy mujore të ekzekutivit atje, duke thënë se në njërën nga drejtoritë të kësaj komune janë ‘’ndërmarrë 444 veprime’’.

Në postimin e tij, Peci ka thënë se ‘’për herë të parë po zbatohet një praktikë e qartë e përgjegjësisë ligjore: në rastet kur uzurpatorët nuk i rrënojnë objektet brenda afatit të përcaktuar ligjor, Komuna ndërhyn për rrënimin e tyre, ndërsa shpenzimet obligohen t’i mbulojnë vetë uzurpatorët’’.

Postimi:

Ja çfarë është qeverisja efikase

Dy ditë pa u bërë dy muaj nga emërimi i ekzekutivit, vetëm në njërën nga drejtoritë janë ndërmarrë 444 veprime.

Përballë një gjendjeje të rëndë të trashëguar nga pushteti i kaluar me:

•Uzurpim i pronës komunale

• Ndërtime pa leje

•Shfrytëzim i pronës komunale me dekada nga njerëz të afërt me ish pushtetin pa kryer oblgimet ligjore ndaj komunës

• Trajtim i rasteve në mënyrë Selektive

• ⁠Mosrespektim i kontratave

• Mungesë veprimi ndaj deponive ilegale brenda qytetit

• Ndërhyrja e “politikës ditore” në ekzekutimin e vendimeve përfundimtare

• Shfrytëzim i terasave komunale pa paguar detyrimet

• Shitës ambulantë në çdo cep të qytetit⁠

• Parkingje publike të uzurpuara

• Anekse të lokaleve që nuk i paguanin asnjë cent komunës e shumë shkelje të tjera

• Tregu i gjelbër që operonte në rrugë e trotuare

Disa nga vendimet dhe veprimet që kemi ndërmarrë deri tani:

• 6 objekte janë rrënuar/larguar dhe 14 të tjera janë në proces

• 6 ndërtime pa leje janë ndërprerë

• 166 veprime për lirimin e hapësirave publike

• Aksione të rregullta javore për risistemimin e tregut

• Aksione në transportin rrugor për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve për udhëtarët

• ⁠Vendosja e shiritave në 5 objekte për mosrespektim të dispozitave ligjore

• Rreth 60 reklama të vendosura kundërligjshëm janë larguar nga hapësirat publike

• Largim i plotë i mbetjeve të shitësve ambulantë tek Liqeni Akumulues

• 22 gjoba të shqiptuara ndaj shkelësve të ligjit

• Inspektime të rregullta me inspektorët sanitarë për zbatimin e ligjit kundër duhanit në hapësirat e mbyllura publike (gjoba dhe mbyllje lokalesh)

• Ndalim i punimeve të paautorizuara në hapësira publike (rrugë dhe trotuare)

Vlen të theksohet se për herë të parë po zbatohet një praktikë e qartë e përgjegjësisë ligjore: në rastet kur uzurpatorët nuk i rrënojnë objektet brenda afatit të përcaktuar ligjor, Komuna ndërhyn për rrënimin e tyre, ndërsa shpenzimet obligohen t’i mbulojnë vetë uzurpatorët.

Mbesim të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve.

Askush mbi ligjin!

Advertisement
Advertisement
Advertisement