Sot shënohet një çerek shekulli nga fillimi i luftimeve të Brigada 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut dhe Malësinë e Sharrit. Në përkujtim të kësaj date, Ali Ahmeti rikujtoi rëndësinë e Pranverës së Dinjitetit, kur nga Malësia e Sharrit u dha një thirrje e fuqishme për liri dhe krismat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare shënuan fillimin e betejave për lirinë e vendit.
Në aktivitetet përkujtimore në Kalaja e Sellcës, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës u mblodhën për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës kombëtare dhe për të nderuar të gjithë ata që me gjakun e tyre ujitën rrënjët e përjetësisë së kombit.
Ali Ahmeti theksoi se amaneti i dëshmorëve për mbrojtjen e idealeve kombëtare duhet të vazhdojë të udhëheqë bashkimin dhe përparimin e vendit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar si në pranverën e vitit 2001, edhe në sfidat e ardhshme të vendit.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të UÇK.
tag_katrorimaqedoni_2