Drenica mposht Gjilanin, Ferizaj rrëzon Malishevën, baraz në Prishtinë - Gazeta Express
string(68) "drenica-mposht-gjilanin-ferizaj-rrezon-malisheven-baraz-ne-prishtine"

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 15:10

Drenica mposht Gjilanin, Ferizaj rrëzon Malishevën, baraz në Prishtinë

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 15:10

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Gjilanit minimalisht 0:1.

Kjo fitore e ngrit Drenicën në vendin e parafundit me 25 pikë, kurse e lë Gjilanin në vendin e pestë me 36 sosh.

Fitore sot shënoi edhe Ferizaj që në udhëtim mposhti Malishevën me rezultat 1:2.

Me këtë fitore, Ferizaj ngritët në 26 pikë, por gjendet ende në zonën e barazhit.

Në anën tjetër, Malisheva mbetet e katërta me 37 pikë.

E pa fitore mbeti edhe këtë xhiro Prishtina që në “Fadil Vokrri” barazoi 1:1 me Prishtinën e Re.

Tani, Prishtina ka 38 pikë në vendin e tretë, kurse Prishtina e Re bie në vendin e fundit me 23 pikë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement