​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve - Gazeta Express
string(60) "inspektoret-ne-terren-per-kontrollin-e-cmimeve-te-derivateve"

Maqedoni

Gazeta Express

14/03/2026 12:28

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Maqedoni

Gazeta Express

14/03/2026 12:28

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Autoritetin e Konkurrencës, dolën në terren të premten për të inspektuar pikat e shitjes së derivateve të naftës, me qëllim verifikimin e zbatimit të vendimit për rregullimin e çmimeve.

Me vendim të Ministres, Mimoza Kusari- Lila, të shtyrë pas zhvillimeve në tregun ndërkombëtar, çmimet e naftës nuk mund të jenë më të larta se 1.54 euro për litër, ndërsa ato të benzinës, çmimin prej 1.36 euro e kanë maksimal.

Inspektorja Shkëndije Bajrami-Azizi tha se inspektimet po realizohen në vazhdimësi në gjithë territorin e Kosovës, dhe se monitorimi i çmimeve bëhet edhe në baza ditore.

“ Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Administratës Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës, kemi dalë në inspektime të rregullta në lidhje me zbatimin e vendimit të MINT për rregullimin e çmimeve të naftës për shitësit me shumicë dhe shitësit me pakicë”, deklaroi Bajrami-Azizi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement