Në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit, sot do të shënohet 25-vjetori i nisjes së luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.
Për këtë përvjetor janë paraparë disa aktivitete përkujtimore, të organizuara nga Këshilli Organizativ për shënimin e kësaj date historike.
Sipas agjendës së publikuar, në orën 13:00 do të mbahet evokim kujtimesh dhe fjalime te Kalaja e Sellcës, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Sellcë të Tetovës.
Ndërkaq, në orën 14:00 do të zhvillohen homazhe dhe nderime te vendprehja e dëshmorëve pranë Kalasë së Sellcës.

tag_katrorimaqedoni_2