QMK: Dy helikopterë të Armatës të angazhuar për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë - Gazeta Express
string(85) "qmk-dy-helikoptere-te-armates-te-angazhuar-per-shuarjen-e-zjarrit-ne-malin-jabllanice"

Maqedoni

Gazeta Express

14/03/2026 12:23

QMK: Dy helikopterë të Armatës të angazhuar për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë

Maqedoni

Gazeta Express

14/03/2026 12:23

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se janë angazhuar dy helikopterë të Armatës për shuarjen e zjarrit në malin Jabllanicë, në rajonin e Strugës.

Nga QMK shtojnë se në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një tjetër zjarr, në fshatin Bogovinë.

“Për shkak të terrenit jashtëzakonisht të vështirë dhe të paarritshëm malor, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë, prandaj u angazhuan dy helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ofrojnë mbështetje ajrore në shuarjen e zjarrit. Në të njëjtën kohë, në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një zjarr tjetër aktiv në fshatin Bogovicë, ku shërbimet kompetente po veprojnë me forca tokësore”, thonë nga QMK.

Advertisement
Advertisement
Advertisement