Shqetësimet e kongresmenëve për zvogëlim të trupave amerikane në Kosovë, DASH për Express: S’e komentojmë letrën - Gazeta Express
string(109) "shqetesimet-e-kongresmeneve-per-zvogelim-te-trupave-amerikane-ne-kosove-dash-per-express-se-komentojme-letren"

Ballina

Gazeta Express

13/03/2026 23:26

Shqetësimet e kongresmenëve për zvogëlim të trupave amerikane në Kosovë, DASH për Express: S’e komentojmë letrën

Ballina

Gazeta Express

13/03/2026 23:26

Një grup kongresmenësh amerikanë të prirë nga Michael Turner e Jaene Shaheen i kanë dërguar një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë rreth mundësisë së reduktimit të trupave amerikane në Kosovë. Kjo sipas tyre do të ishte një mesazh për faktorët e jashtëm me synime destabilizuese si Rusia për të trazuar rajonin, posaçërisht Kosovën e Bosnje e Hercegovinën.

Besnik Velija

“Në një kohë të brishtësisë së shtuar politike dhe të rritjes së ndikimeve dashakeqe në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë”, thuhet në letër, ku kongresmenët i bëjnë thirrje Departamentit të Shtetit të ruajë nivelin aktual të forcave amerikane për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së në rajon.

Sipas tyre, çdo reduktim i personelit ushtarak amerikan do të dobësonte jo vetëm kapacitetet operacionale të forcës paqeruajtëse, por edhe rolin e KFOR si faktor kyç parandalues për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Në letër theksohet gjithashtu se tensionet mes komuniteteve në veri të Kosovës mbeten të larta, ndërsa mungesa e përparimit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e bën edhe më të rëndësishme praninë e forcave ndërkombëtare.

Lidhur me këtë letër të kongresmenëve amerikanë dhe shqetësimeve të ngritura në të, në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga Washingtoni kanë thënë se nuk komentojnë mbi letrën që kongresmenët ia kanë dërguar Sekretarit Marco Rubio.

“Ne nuk komentojmë mbi korrespondencën e Kongresit.”, ka thënë një zëdhënës i DASH për Gazetën Express

SHBA është një prej shteteve me kontributin më të madh ushtarak në kuadër të KFOR-it me rreth 600 ushtarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement